Xhuliano Skuka shënon në goleadën e Maribor

11 months ago 70
12:25 01/11/2023

Sulmuesi shqiptar i hedhur nga stoli feston golin e dytë në Slloveni

Pas sezonit zhgënjyes në Francë, duket se firma me Maribor ka ndikuar për mirë te Xhuliano Skuka. Ish-sulmuesi i Partizanit po merr minuta të mjaftueshme te skuadra sllovene, madje duke shënuar edhe gola. Skuka ishte protagonist në festivalin e golave që Maribor regjistroi në takimin e Kupës, pasi shënoi në fitoren 9-0 përballë Jurovski Dol. Kualifikim i pavendosur asnjëherë në dyshim për gjigantin e futbollit slloven, që tashmë gjendet në raundin e 1/16-ave të Kupës.

Edhe pse u aktivizua nga stoli në pjesën e dytë, Skuka gjeti hapësira në mbrojtjen kundërshtare për të shënuar golin e dytë personal me Mariborin dhe të shtatin e duelit. 25-vjeçari lëvizi bukur në zonë dhe pasi kaloi portierin e kishte të lehtë të shënonte në portën e boshatisur. Realizim që ndihmon jo pak Skukën, pasi është i dyti në tre ndeshjet e fundit. 25-vjeçari luan si i huazuar nga Metz në Slloveni, ku do të qëndrojë deri në qershorin e vitit të ardhshëm. 

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article