Yigit i lumtur me një pikë në udhëtim te Drita

1 year ago 20

Liria i ka dhënë fund serisë negative prej pesë humbjeve radhazi në kampionat.

Prizrenasit kanë arritur të marrin një pikë të madhe në udhëtim te Drita pasi kanë luajtur baras 1-1.

Trajneri i Lirisë, Nedim Yigit ka thënë pas ndeshjes se kanë marrë një pikë të madhe nga udhëtimi në Gjilan.

“Nuk e kemi pritur golin e hershëm. Por edhe pse pësuam gol, vazhduam lojën. Në fund të pjesës së parë kundërshtari ka shfrytëzuar vetëm gabimet që kishim ne”.

“E kemi ditur se nëse shmangim gabimet mund të marrim diçka. Lojtarët tanë nuk u dorëzuan. Ishim të disiplinuar”, ka thënë Yigit.

“Sot është 100-vjetori i shtetit turk dhe jam i lumtur që në këtë ditë lojtarët tanë nuk u dorëzuan. Është një pikë për të cilën jemi shumë të kënaqur”.

“Për ne është me shumë rëndësi që nuk kemi pësuar. Disa ndeshje kemi mundur të fitojmë. Sot i jemi afruar edhe më shumë fitores. Në aspektin moral kjo pikë do të na ndihmojë shumë”, tha Yigit. /Telegrafi/

Read Entire Article