Yjet në tapetin e “Emmy Awards”

8 months ago 20
Reklamë
14:30 16/01/2024

Monika Belluçi shfaqet krah partnerit, në veshje dominonte e zeza dhe e bardha

Yjet e Hollywoodit nga disa prej shfaqjeve më të mëdha të vitit kaluan në tapetin e argjendtë pë ceremoninë e 75 të çmimeve Emmy. Jashtë Teatrit Peacock në qendër të Los Anxhelosit, yjet verbuan me fustanet dhe kostumet më të fundit të stilistëve ku dominonte ngjyra e zezë klasike dhe e bardha.

Ndër të famshmit që u shfaqën në tapetin ceremonial ishte, Regjisori Tim Burton dhe aktorja dhe modelja Monica Belluçi. Dyshja, të cilët thuhet se konfirmuan romancën e tyre vitin e kaluar, u fotografuan të kapur për dore teksa pozuan së bashku përpara ceremonisë.

Gjithashtu Jessica Chastain dhe Sarah Snook ishin pjesë e ceremonisë. Shfaqja e Burtonit “Wednesday” humbi në serialet e shkëlqyera komedike ndaj “The Bear” dhe në drejtimin e një serie dramatike Burton u nominua, por çmimi shkoi për Mark Mylod të “Succession”.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article