Ylli i “Backstreet Boys” akuzohet për sulm seksual

1 year ago 26
Reklamë
11:15 30/08/2023

Nuk është hera e parë që këngëtari Nick Carter përballet me akuza të tilla

Nuk kanë fund problemet ligjore ndaj këngëtarit Nick Carter.

Ylli i “Backstreet Boys” akuzohet për një tjetër sulm seksual, një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2003.

Gruaja, identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur ishte 15 vjeç në kohën kur ndodhi ngjarja ndërsa vokalisti i grupit të njohur 23.

Në padi thuhet se këngëtari e detyroi të miturën të përdorte substanca narkotike dhe alkool. Sipas saj, ajo është kërcënuar nga këngëtari nëse do të rrëfehej në publik.

Megjithëse, adoleshentja informoi për ngjarjen e rëndë nënën e saj dhe më pas autoritetet lokale në Pensilvani, ndaj Carter nuk u ngrit kurrë një akuzë.

Këngëtari së bashku me avokatët e tij kanë mohur vazhdimisht akuzat e ngritura.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article