Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

4 months ago 4
Reklamë

Motra e Davide Frattesit, Chiara, konfirmoi lidhjen me mesfushorin e Juventusit, Weston McKennie, pas fitores së Bianconerëve në Coppa Italia të mërkurën mbrëma.

Chiara Frattesi, motra e mesfushorit të Interit dhe Italisë, Davide, ka konfirmuar se po takohet me mesfushorin e Juventusit, McKennie, thashetheme që kishin qarkulluar në mediat italiane gjatë muajve të fundit.

Ka qenë Chiara që ka konfirmuar lidhjen e saj me amerikanin me një postim në Instagram.

Motra e Frattesit ishte në Stadio Olimpico të mërkurën mbrëma për të parë ndeshjen e Juventusit ndaj Atalantës në finalen e Kupës së Italisë dhe ajo postoi një foto me McKennie në Instagram.

McKennie iu bashkua Juventusit nga Schalke 04 në vitin 2020 dhe kontrata e tij me Juventusin skadon në 2025.

Juventusi pritet ta nxjerrë në treg mesfushorin amerikan këtë verë nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re brenda muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

Read Entire Article