Ylli i ‘Maneskin’ dhe Dove Cameron, çifti i ri i showbizit

9 months ago 8
Reklamë
12:29 29/11/2023

Revista italiane ‘Chi’ ka publikuar foto të dyshes duke shkëmbyer puthje dhe përqafime

Kishte kohë që Dove Cameron dhe Damiano David përfliteshin se ishin çift po tashmë është e konfirmuar.

Fotot e paparacëve të publikuara nga revista italiane ‘Chi’ tregojnë aktoren 27-vjeçare dhe këngëtarin 24-vjeçar të grupit ‘Maneskin’ duke ndarë puthje dhe përqafime në një plazh në Sydney të Australisë.

Në foto të tjera, dyshja u panë duke shëtitur dorë për dore përgjatë plazhit.

Thashethemet për dyshen u shfaqën për herë të parë disa javë më parë kur ajo ishte e pranishme në koncertin e grupit ‘Maneskin’ në Brazil. 

Ylli i rokut pas ndarjes me Giorgia Solerin, u pa nën shoqërinë e modeles me Martina Taglienti. Nga fundi i Qershorit këngëtari u pa së bashku me Jessie Andrews, një modele 31-vjeçare dhe ish-aktore e filmave për të rritur.

Mbetet për tu parë se sa do të zgjasë romanca me aktoren dhe këngëtaren amerikane.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article