Ylli i NBA i tronditur me çmimet e benzinës: Kjo është një plaçkitje

1 year ago 38

Një yll i Miami Heat dhe lojtar kyç i NBA-së mbeti i befasuar nga çmimi i karburantit teksa mbushte një nga veturat e reja më të shtrenjta në botë.

Jimmy Butler, lojtari i NBA-së që nënshkroi një kontratë trevjeçare me vlerë mbi 146 milionë dollarë (138 milionë euro), ishte i tmerruar me çmimet e benzinës se çdo shofer mesatar.

Ai e kuptoi “të vërtetën e madhe” se karburantet sot janë të shtrenjta ndërsa mbushte një nga veturat e tij super të shtrenjta.

Fatura për 19.9 gallon pagoi pak më shumë se 145 dollarë, pra rreth 1.83 euro për litër. “A mund ta besoni se kushton 145 dollarë për të rimbushur një Bugatti? Kjo është një rrëmujë! Kjo është e çmendur, po kaloj te veturat elektrike”, tha basketbollisti.

Butler e përsëriti këtë teksa ngiste veturën e dytë Rolls-Royce, duke e bërë videon edhe më të çuditshme. /Telegrafi/

Most relatable Jimmy Butler moment 🤣 pic.twitter.com/p3aTP8hxOX

— Brady Hawk (@BradyHawk305) September 26, 2023

Read Entire Article