Ylli i “Neighbors”, Joy Chambers-Grundy ndërron jetë në moshën 76-vjeçare

1 year ago 54

Aktorja dhe ylli i “Neighbors”, Joy Chambers-Grundy, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.

Gruaja e dytë e manjatit të ndjerë të TV multimilioner Reg Grundy ndërroi jetë në gjumë në shtëpinë e saj në Queensland të dielën në mëngjes, njoftoi familja e saj.

Në një deklaratë zemërthyese, ata thanë: “Joy ka ndërruar jetë në gjumë këtë mëngjes e rrethuar nga të dashurit”.

Foto: Getty

“Joy do të mbahet mend si një aktore fituese e çmimeve Logie, një autore me më së shumti shitje, një poete, një filantropiste dhe një biznesmene e jashtëzakonshme që punoi së bashku me bashkëshortin e saj për të ndërtuar një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të pavarur në botë”, thuhej tutje në deklaratë.

Joy lindi Carolyn Joy Chambers në Ipswich, Queensland, në vitin 1947.

Ajo është e njohur për rolet e saj në telenovela – si Rita në “The Restless Years”, Dr Robyn Porter në “The Young Doctors” dhe Rosemary Daniels në “Neighbours”.

Aktorja fitoi një çmim “Logie” për personalitetin më të mirë femëror në 1969 dhe 1970 pasi luajti në telenovelat e burrit të saj.

Foto: REX

Joy ishte gjithashtu një biznesmene, poete, filantropiste dhe koleksioniste e arteve të bukura dhe botoi disa romane fiktive-historike gjatë jetës së saj.

Libri i saj i fundit, “The Soldier Choice”, u botua në vitin 2014.

Ajo u takua me bashkëshortin e saj, ekzekutivin e TV, Reg Grundy, në një audicion në vitet ’60, kur ajo ishte vetëm 18 vjeç dhe ai ishte në të 40-at.

Joy dhe Reg u martuan në vitin 1971 pas divorcit të tij nga gruaja e tij e parë dhe ata qëndruan së bashku deri në vdekjen e tij në moshën 92-vjeçare në maj 2016.

Reg ndërtoi një perandori televizive së bashku me gruan e tij dhe ishte pas telenovelave dhe shfaqjeve të lojërave të famshme si: Sons and Daughters, The Young Doctors, The Restless Years, Sale of the Century dhe Neighbours.

Në vitet e para të martesës së tyre, Joy shkroi për disa nga shfaqjet e tij dhe punoi së bashku me të si asistent produksioni. /Telegrafi/

Read Entire Article