Zac Efron shqetëson fansat, shfaqet me syze të errëta në intervistë

8 months ago 15
Reklamë
23:05 21/12/2023

Zac Efron ka shqetësuar fansat në daljen e tij të fundit në ekran. Aktori 36-vjeçar u shfaq në një intervistë të The Today Show me syze të errëta që i mbajti përgjatë saj.

Kaq mjaftoi që komentet në rrjetet sociale të vërshonin dhe fansat u shprehën se “nuk ishte normale, ai nuk është mirë”. 

Megjithatë, ylli i “High School Musical” e shpjegoi në program arsyen e kësaj zgjedhjeje. Ai tha se bëhej fjalë për një infeksion sysh, por kjo nuk do ta ndalonte që të promovonte filmin e tij të ri, “The Iron Claw”.

“Kam pak infeksion sysh. Por doja vërtet të vija këtu. Është një film i mirë, doja të vija t’ju takoja dhe t’ju rrëfeja gjithçka rreth tij”.

Zac shtoi se ishte ndjesi e çuditshme që po mbante syze të errëta në një hapësirë të ndriçuar.

Sa i përket filmit, Efron dhe kastit të aktorëve u është dashur të kryejnë shndërrime të jashtëzakonshme fizike për t’u dukur si mundës dhe veç muskujve, aktori ka prerë edhe flokët në një model karakteristik/tvklan.al



Të ngjashme

Read Entire Article