“Zanafilla që në kandidimin e tij”, Spiropali për çështjen Beleri: Si gozhdë Nastradini që duhet durim për ta shkulur

11 months ago 12
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali,  ishte e ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në News24, me Nisida Tufën. Spiropali foli gjatë për zhvillimet politike në vend, si dhe çështjet më “e nxehta” të momentit.

Ajo u pyet për çështjen e Fredi Belerit dhe “përplasjen” mes Shqipërisë dhe Greqisë, por sipas saj i gjithë ky debat është i stisur dhe se marrëdhëniet mes dy shteteve mbeten të shkëlqyera. Spiropali tha se kjo është një çështje që i përket drejtësisë dhe se duhet të jetë kjo e fundit që të vendosë.

Ajo u shpreh se kjo është një çështje që zanafillën e ka te vendimi i Berishës dhe Metës për të kandiduar sipas saj një njeri pavarësisht të shkuarës dhe dosjeve të tij. Ajo shtoi se “është një gozhdë Nastradini që do shumë durim për t’u shkulur”.

“Është një çështje që zanafillën e ka te vendimi i Berishës dhe Metës për të kandiduar një njeri pavarësisht të shkuarës dhe dosjeve të tij. Është një gozhdë Nastradini që do shumë durim për t’u shkulur. Nuk është çështje mes Greqisë dhe Shqipërisë, e minoritetit grek në Shqipëri, që është një komunitet që ka kontribuar njësoj si etnitë e tjera këtu, dhe që nuk ka asnjë dallim. Çështja Beleri është  çështje e drejtësisë, dhe ne presim që të marrë rrugë dhe marrëdhënia mes dy vendeve të mos cënohet nga hije të së shkuarës dhe nacionalizma të dalë boje.

Ne nuk kemi asnjë debat, aq më pak me Greqinë. Janë debate të stisura dhe është rasti klasik i transmetimit të një problemi të brendshëm të opozitës shqiptare edhe në politikën tonë të jashtme, dhe këtë gozhdë duhet ta shkulim patjetër. Është çështje e drejtësisë dhe s’më takon mua të vendos se kur del apo nuk del nga burgu një kryebashkiak që e konsideron veten grek apo shqiptar”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article