Zbardhet atentati i dështuar në Lushnjë/ Vrasësi me pagesë plagosi hallën e objektivit, arrestohet bashkë me porositësin

1 year ago 28
Reklamë

Policia ka zbardhur një tentativë për vrasje të ndodhur 3 muaj më parë. Në pranga janë vënë dy persona, Laert Hasalla dhe Mariglen Matjani, porositës dhe ekzekutor.

Policia njofton se objektiv i atentatit të dështuar ishte një 22-vjeçar. Nga të shtënat ka mbetur e plagosur halla e tij, e cila ndodhej në të njëjtin automjet me të.

Mësohet se Laert Hasalla ka paguar Mariglen Matjanin për të ekzekutuar të riun, ndërsa shkak dyshohet të jetë gjakmarrja.

Babai i 22-vjeçarit që dyshohet të ishte objektiv i atentatit është i akuzuar për vrasjen e vëllait të porositësit, Laert Hasalla.

Read Entire Article