Zbardhet dosja e aksidentit te Diga e Liqenit/ Eldi Allushi, tenton të pengojë hetimet: S’isha në makinë ditën e ngjarjes!

1 year ago 15
Reklamë

Zbardhet dosja e aksidentit te Diga e Liqenit. I arrestuar Eldi Allushi pretendon ska qënë në makinë në momentin e aksidentit. Mjeti drejtohej nga Emiliano Nina dhe pasagjer ishte Jurgen Allushi, kushëriri Eldit.

Eldi Allushi është shprehur se nuk i tregoi policisë se s’doja ti bëja keq Emilianos. Ai ma kërkoi makinën dy herë për të marrë një shoqe dhe une i’a dhashë.

Ndërsa Jurgen Allushi ka deklaruar se kishte pirë vetëm një bidon ujë dhe Emiljano 3 birra kur ndodhi aksidenti.

Ndër të tjera Eldi Alushi ka thënë se Emiliano pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumë dhe nuk tregoi asgjë. Sipas tij e ka marrë në telefon një oficer policie dhe i ka thanë që do paraqitet vetë në polici.

Por nga frika nuk u paraqit. Hetuesve në telefon Eldi allushi u ka thënë se ska konsumuar alkool por një cigare hashash pasi ishte në shoqërinë e një vajze. Ky deklarim ka rezultuar alibi për të fshehur të vërtetën e aksidentit. Masa pritet të jepet nesër në gjykatë ku Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Read Entire Article