Zbardhja e vrasjes së Liridona Murselit, ministrja e Drejtësisë së Kosovës: Bashkëshorti i viktimës u përpoq të fshihte krimin

9 months ago 7
Reklamë

Pas zbardhjes së vrasjes së Liridona Murselit, ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar duke konfirmuar zyrtarisht se në krim është përfshirë edhe bashkëshorti i viktimës.

“Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje. Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, thuhet në reagim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article