Zbarkojnë në Kosovë 200 marinsa amerikanë

1 year ago 16

Shumica e të arrestuarve gjatë operacionit të policisë për kapjen e terroristëve janë me shtetësi serbe. Kështu ka deklaruar në Dita Jonë gazetari Tomorr Avdia, i cili i referohet burimeve të Porkurorisë Speciale të Kosovës. Sipas tij sulmi i së dielës në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku, ishte i përgatitur dhe i strukturuar.

“Kryeprokurori Blerim Isufaj ka deklaruar mbrëmë vonë se shumica e të arrestuarve gjatë operacionit të policisë për kapjen e terroristëve, janë me shtetësi serbe, që hedh poshtë deklarimet e Vuçiç. Kjo është e konfirmuar plotësisht.

Një sulm i ardhur nga Serbia dhe pas këtij sulmi qëndrojnë Serbia dhe shërbimet sekrete. E gjithë ka qenë e përgatitur e strukturuar. Bazë e tyre ka qenë manastiri, që përbënë një shkelje të rëndë”, tha ai.

Avdia deklaroi se sulmuesit serbë kanë dashur të marrin peng pelegrinët në kishë:

“Gjatë oepracionit policia ka bërë planifikim të saktë që të mos ketë asnjë viktimë në mesin e pelegrinëve se ishin të vendosur në kishë rreth 50 pelegrinë. Informacionet e fundit janë se kanë dashur të marrin disa pelegrinë peng. Njësia antiterror ka nxjerrë pelegrinët nga kisha dhe pastaj ka vazhduar operacionin disa janë dorëzuar të tjerët që nuk janë dorëzuar janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit”.

Ai njoftoi se “mbrëmë vonë kanë zbarkuar 200 marinsa amerikanë në lindje të Kosovës me pajisje të sofistikuara”.

Sipas tij ky grup i strukturuar kriminal ka disa vite që vepron në veri të vendit, stërvitur i menaxhuar dhe koordinuar nga shërbimet sekrete serbe dhe të ndihmuar edhe nga ekspertë rusë:

“Kanë tentuar që të përhapin një platformë si Nova Rusia për të cilën është duke punuar dhe që nga 2008 e ka vendosur në gjerogji, Krime dhe Litiuani, Moldavi. Zgjerimi i këtij konflikti ka tentuar të arrijë në pjesë ku goditet NATO dhe në këtë rast është Kosova.

Ky grup ka pasur një bazë që ka operuar në hapësira si objekte të bashkive të vendit. Gjuha e komunikimit të tyre është edhe në rusisht për të koordinuar veprimet me drejtuesit e tyre. Serbia e menaxhon këtë situatë përmes këtyre grupeve të cilat kohët e fundit kanë filluar të dalin prej një skenari që Serbia do të realizojë.

Ka edhe grupe të tjera që janë identifikuar. Vitet e fundit këto grupe janë ndihmuar edhe nga kisha serbe”.

Ai solli në vëmendje sulmin e së dielës ku mbeti i varrë polici Afrim Bunjaku:

“Sulmi nga ndodhur në fshatin Banjskë, grupi sulmues ka vendosur dy automjete në rrugë duke bllokuar rrugën dhe pas dy kamionëve kanë vendosur mjet të blinduar. dhe kur patrulla ka marrë sinjal që është bllokuar rruga, policia ka shkuar me në patrullë pastaj tjetra dhe kur ka shkuar patrulla e parë grupi kriminal ka qëlluar në drejtim të policisë së Kosovës. Pastaj kanë ardhur dy patrulla të tjera në ndihmë. Janë përballur me shkëmbim të ashpër të të gjitha kalibreve, snajper, mitraloz. Pas tërheqjes së trupave kanë ardhur në ndihmë forcat speciale”.

Read Entire Article