Zbulohet arsyeja e vrazhdë pse derrat egër në juglindje të Gjermanisë rezultojnë radioaktivë (fotot)

1 year ago 13

Derrat e egër në juglindje të Gjermanisë kishin habitur prej kohësh shkencëtarët që kur u zbuluan se përmbanin nivele të larta të një substance radioaktive, teksa kohët e fundit misteri duket se është zgjidhur nga studiuesit.

Derrat e egër në rajonin e Bavarisë në juglindje të vendit kishin përmbajtje të lartë të ceziumit radioaktiv dhe studiuesit prej vitesh nuk arrinin të gjenin arsyen.

Ata supozonin se kafshet kishin rënë në kontakt me substancën vrasëse si rezultat i lëndëve të lëshuara nga katastrofa e Çernobil në 1986 në Ukrainë.

Por në vende të tjera nivelet e radioaktivitetit te kafshët kishin rënë me kalimin e kohës ndërsa derrat e egër në Gjermani vijonin me paradoksin e radioaktivitetit, kështu që arsye të tjera u kërkuan nga zyrtarët.

Studimet tregojnë tashmë se fenomeni i vazhdë nuk është si rezultat i Çernobilit por i testimeve të armatimeve amerikane e gjermane në rajonin e Bavarisë, që kanë kontaminuar ushqimin dhe ambjentin ku derrat e egër jetojnë.

“Hetimet treguan të dhëna të reja mbi kontaminimin me radio-cesiumin famëkeq në derrat e egër në Bavari,” shkruan radio-ekologu Felix Stäger dhe kolegët e tij në një artikull të publikuar në revistën Environmental Science & Technology.

Analizat e 48 mostrave të mishit të mbledhur nga gjuetarët në 11 rajone të Bavarisë tregonin dy tipe ceziumi, të njohura si izotopet cesium-135 e cesium-137.

Një përqindje e lartë e cesium-135 në kafshët, sugjeronte ekspozim ndaj armëve bërthamore të testuara në rajon, ndërsa përqindja më e vogël sugjeronte ekspozim ndaj mbetjeve të reaktorëve bërthamorë vendas që gjithashtu funksionojnë me lëndë radioaktive.

“Mbetjet e armëve bërthamore dhe ato të Çernobil janë përzier në tokën e Bavarisë, të cilat janë lëshuar aty në periudha me diferencë 20−30 vitesh,” shkruanin studiuesit në raport.

Derrat e egër të pyllit mund të duken të shëndetshëm me sy të lirë, por prej niveleve të radiacionit mishi tyre është i kontaminuar. Kjo ka sjellë ulje të gjuetisë ndaj tyre dhe rritjen e numrit të derrave me dhëmbët e mëdhenj në turi.

Lajmi vjen në një kohë kur Japonia ka njoftuar lëshimin në det të ujërave radioaktivë të katastrofës së Fukushimës, duke nxitur frika të kontaminimit të peshqve dhe prodhimeve të detit.

Profesor Timothy Mousseau, i cili ka studiuar efektet e katastrofës bërthamore të Japonisë që para 12 vjetëve, tha: “Tritiumi është hidrogjen radioaktiv dhe mund të kombinohet me oksigjenin për të krijuar ujë radioaktiv,” tha Mousseau për të përditshmen DailyStar.

Në laborator nivelet e larta të tritiumit kanë shkaktuar dëme gjenetike ose mutacione me efekte negative te gjallesat.

Top Channel

Read Entire Article