Zbulohet statuja prej dylli e artistit Harry Styles

1 year ago 23
22:52 27/07/2023

Fansat në Londër janë të mahnitur nga statuja e re e cila është një nga 7 të tjerat në botë

Pesëdhjetë fansa fatlum të këngëtarit Harry Styles u njohën me një statujë të re të tij prej dylli në Londër.

Statuja e artistit është krijuar duke imituar veshjen e 32-vjeçarit që pati veshur në premierën e filmit “My Policeman” të vitit 2022.

Për të krijuar statujën e cila është një nga shtatë të tjerat e këngëtarit në mbarë botën u deshën plot 10 muaj punë.

Statuja prej dylli e këngëtarit e cila do të qëndrojë në muzeun e artit “Madame Tussauds” ka mahnitur jo pak fansat dhe këtë e konfirmojnë edhe punonjësit e muzeut.

“Reagimi i parë nga fansat ka qenë thjesht fenomenal. Ishte pikërisht ajo që ne shpresonim dhe në fakt, ishte më shumë se kaq”.

Këngëtari, i cili u bë i njohur në talent show “The X Factor” si anëtar i grupit të djemve One Direction, sapo ka përfunduar turneun e tij të parë solo, “Love On Tour”, të shtunën në rajonin e Reggio Emilia të Italisë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article