“Zbuten” zjarret, shuhen një pjesë e mirë e vatrave në vendin tonë

1 year ago 15
Reklamë

Emergjencat civile bëjnë me dijë se situata e zjarreve në territorin e vendit paraqitet më e mirë, gjatë orëve të fundit.

Një pjesë e mirë e vatrave është shuar, sikurse shkruan ne facebook edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave.

Në qarkun e Korçës ka një vatër aktive zjarri, në fshatin Arrëz, të bashkisë Devoll, e cila u riaktivizua pas izolimit të dy ditëve më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij.

Puna vijon edhe në malin Stilos, në bashkinë Konispol dhe fshatin Grazhdan, të bashkisë Finiq ku efektivë zjarrfikës po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve.

Në fshatin Jarua, në bashkinë e Fierit zjarri është shuar dhe po bëhet kontrolli i zonës.

Puna ka vijuar deri në shuarjen përfundimtare të zjarreve në njësinë administrative Vergo të bashkisë Delvinë, në njësinë administrative Lopes të bashkisë Tepelenë, në Semens të Lushnjës, në fshatin Gur i Zi të bashkisë Elbasan dhe në lagjen Çlirim, bashkia Berat.

Read Entire Article