Presidenti Volodymyr Zelensky tha sot se Ukraina po merr sinjale se planet dhe aktiviteti ushtarak i Rusisë po ngadalësohen.Zelensky, në video-mesazhin e tij të natës për ukrainasit, tha se kjo u vu re në një raport nga shërbimi i inteligjencës ushtarake (HUR).
“Kishte një raport të veçantë nga HUR,” theksoi Zelensky.
“Ka shenja të një ngadalësimi. Ne do të vazhdojmë të mbështesim ngadalësimin e tyre”, përfundoi presidenti ukrainas.