Zelensky nënshkruan dy ligje të reja rreth shërbimit ushtarak

4 months ago 15
Reklamë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kaluar përmes dy pjesëve kyçve të legjislacionit rreth shërbimit ushtarak.

Së pari, Zelensky ka nënshkruar një ligj që i lejon disa kategori të të dënuarve të shërbejnë në ushtri.

Gjithashtu, ai ka nënshkruar edhe një ligj për rritjen e gjobave për ata që nuk i respektojnë rregullat e mobilizimit.

Siç raportohet, ky hap vjen pasi Ukraina po përpiqet të plotësojë mungesat e fuqisë punëtore dhe të forcojë ushtrinë kundër armikut rus, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Sipas politikanit, David Arakhamia, rekrutimi i të dënuarve pritet të rrisë numrin e ushtarëve për 20 mijë.

Por, bëhet e ditur se projektligji nuk do të lejojë rekrutimin e personave që janë të dënuar për krime të rënda.

Aty hyjnë personat e dënuar me vrasje me paramendim të dy ose më shumë personave, ata që akuzohen për përdhunim, dhunë seksuale, krime kundër sigurisë kombëtare dhe shkelje të rënda si korrupsioni.

“Nuk është sekret që mobilizimi i armikut tonë është i madh dhe për këtë arsye ne duhet t’i përdorim të gjitha mundësitë për të luftuar agresionin”, thuhet në projektligj. /Telegrafi/

Read Entire Article