Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Keqkuptimi me Presidenten Osmani, i tejkaluar

1 month ago 10
Reklamë

Për qeverinë e Maqedonisë së Veriut, incidenti me presidenten e Kosovës ishte një keqkuptim, që tashmë është tejkaluar. Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, tha se organet shtetërore reaguan menjëherë për të lejuar udhëtimin e zonjës Vjosa Osmani.

“Keqkuptimi i shkaktuar mes Ministrisë së Brendshme, kompanisë që menanoxhon aeroportin, TAV dhe sigurimit të Presidentes është sqaruar dhe tejkaluar pa komplikime dhe situata është tejkaluar pa pasoja”, thekson Mexhiti.

Gjithashtu ka reaguar edhe kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, duke saktësuar se sigurimi i tij shkoi në aeroport për të parandaluar një skandal të mundshëm diplomatike dhe jo për të tensionuar situatën. Kompania që menaxhon aeroportin e Shkupit pretendon se ka respektuar rregullat për kontrollin standard të pasagjerëve.

“Ne i hedhim poshtë kategorikisht akuzat se punonjësi ynë nga departamenti i sigurisë ka tentuar të marrë telefonin”, lexohet në një deklaratë duke shtuar se nga ky protokoll sigurie përjashtohen vetëm të ftuarit zyrtarë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut. BDI në opozitë kërkon që të mbahet përgjegjësi politike për skandalin diplomatik me presidenten Osmani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article