Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi, DW: Përse po ngutet Vuçiç?

10 months ago 5
Reklamë

Aleksandër Vuçiç shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duke shënuar kështu fillimin e fushatës zgjedhore që do të zgjasë deri më 14 dhjetor, kur nis dhe heshtja zgjedhore.

Ekspertë të ndryshëm tentojnë t`i japin përgjigje pyetjes së përse presidenti serb nxitoi ta hidhte një hap të tillë. Nëse presionit të brendshëm të opozitës, pas tragjedive të majit dhe vrasjeve të nxënësve dhe të rinjve, që ka shkaktuar një mori pakënaqësie e protestash, i shtohet presioni i shtuar nga Perëndimi për një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së Kosovës, atëherë mund të thuhet se autoritetet në Serbi kanë arsye për nxitim dhe shpalljen e zgjedhjeve.

Zgjedhjet padyshim që autoritetet i shohin si një nga mënyrat për të rimarrë kontrollin mbi situatën, thekson për DW, Dushan Spasojevic nga Fakulteti i Shkencave Politike.

“Kemi pasur shumë probleme dhe kriza. Për këtë arsye mendoj se ata vendosën të shkojnë në një fushatë që përveç përfitimeve në kohë, mund t’u sjellë edhe përfitime të tjera, veçanërisht në lidhje me negociatat për Kosovën, të cilat janë përshpejtuar disi. Sigurisht që është më e leverdishme për ta që zgjedhjet të mbahen tani dhe pastaj të kenë një qeveri teknike ose negociata për një qeveri që mund të zgjasë disa muaj”, thotë Spasojevic.

Gazetari Gjorgje Vlajic gjithashtu vëren se diku u bashkuan presioni i brendshëm dhe ai i jashtëm, dhe se “pavarësisht nga sondazhet e fundit ku shihet një rënie e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Vuçiç edhe këtë herë llogarit me fitoren në zgjedhje, si ato në nivelin republikan, ashtu edhe në nivelin lokal në Beograd dhe qytete të tjera”.

Në prag të zgjedhjeve, një grup partish opozitare arritën një marrëveshje për bashkëpunim dhe paralajmëruan dalje të përbashkët në zgjedhje me listën “Serbia kundër dhunës”. Fjala është për partitë opozitare që prej muajsh organizojnë protesta me këtë emër. Ato duan të shkojnë së bashku në zgjedhje, që ka qenë edhe kërkesa e shumicës së demonstruesve.

Top Channel

Read Entire Article