Zgjedhjet në Himarë dekretohen më 4 gusht, gazetari: Sot u morën vendime të shpejta, Greqia tepër aktive në këtë çështje

3 months ago 6

Gazetari Osman Stafa, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 nga moderatorja Ina Qirjo komentoi aktualitetin politik.

Në lidhje me dekretimin e zgjedhjeve në Himarë më datë 4 gusht 2024, gazetari Stafa tha se sot u morën vendime tepër të shpejta. Sipas tij, ajo që ka rënë në sy ishte se edhe Greqia ishte tepër aktive në çështjen Beleri.

Ajo që më ka habitur sot ka qenë shpejtësia e marrjes së vendimeve. Data 4 gusht u vendos shumë shpejt. Duket sikur ka qenë e ditur se çfarë do të ndodhë. Ndër gazetarët është folur se data e zgjedhjeve do jetë data 4 gusht. Çështja e Belerit ka ndikuar edhe në raportet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë. Do shohim zhvillimet, pasi Fredi Beleri tashmë është edhe eurodeputet. Greqia ka qenë mjaft aktive në këtë çështje”, tha gazetari Stafa.

Ndërsa, për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, Stafa tha se ai u prangos, për shkak të abuzimeve me fondet e BE-së. Sipas tij, kjo gjë ka ndikuar në faktin se BE mund të mos dërgojë më tepër ndihma, për shkak se me to abuzohet.

“Ne kishim pritshmëri, për faktin se janë hedhur shumë akuza për keqpërdorime. Beqaj është në pranga, për shkak të abuzimit me fondet e BE-së. Shumë fonde janë bllokuar, për shkak se është abuzuar me to. Fondet janë shumë të rëndësishme për personat e atij sektori. Fondet e bllokuara të IPARD tregojnë se është abuzuar me to. Sa i takon kësaj çështje, sipas hetimit janë dy persona të tjerë përgjegjës, por do të shohim edhe hetimet e SPAK për çështjen në fjalë”, deklaroi gazetari.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article