Dega e Omonias në Himarë, përmes një deklarate, lidhur me zgjedhjet që po zhvillohen për zgjedhjen e Kryebashkiakut të ri, ku në garë janë Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo, përkatësisht kandidati i opozitës dhe PS-së, shprehet se dhjetëra qytetarëve po iu mohohet e drejta e votës, për shkak të skadimit të dokumenteve të identifikimit.
Omonia pretendon se nga 23074 zgjedhës të regjistruar, po u mohohet e drejta e votës apriori 6157 zgjedhësve.
Reagimi i Omonias është kontestimi i parë që i bëhet procesit në Himarë në ditën e zgjedhjeve. Ndërkohë nga partitë opozitare që mbështesin kandidatin Gjikuria ende nuk ka deklarata apo reagime lidhur me procesin.
Deklaratë për shtyp
Që me nisjen e proçesit zgjedhor në Bashkinë Himarë, me insistimin e komisionerëve të Partise Socialiste, dhjetëra zgjedhësve u refuzohet e drejta e votimit me pretendimin e dokumentave të identifikimit të skaduara.
Në kundërshtim me praktikat e aplikuara në proceset e mëparshme zgjedhore, Kryeministri Rama refuzoi të nxjerrë aktet përkatëse ligjore që do të garantonin të drejtën e votës për të gjithë zgjedhësit.
Kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identitetit, ishte vënë gjatë ditëve të fundit në shërbim të Partisë Socialiste, duke u shërbyer qytetarëve në mënyre selektive. Anëtarëve të PS u rinovoheshin dokumentet në mënyrë të organizuar brenda 24 orëve, ndërsa qytetarëve të tjerë u kërkohej të paraqiteshin pas 15 ditësh.
Në total, nga 23074 zgjedhes të rregjistruar, 6157 janë apriori të privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe përgjegjësi të Qeverisë Rama.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb