Zgjedhjet në Serbi, shtohet numri i efektivëve të policisë në pikat kufitare

9 months ago 21
Reklamë

Një numër i konsiderueshëm i serbëve që jetojnë në Kosovë kanë udhëtuar sot për në Serbi për të marrë pjesë në zgjedhje.

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se ka shtuar numrin e personelit policorë në pikat kufitare, sipas mediave kosovare të cilat raportojnë se ky shtim i numrit të policëve është bërë për të shmangur pritjet në kufi.

“Zgjedhjet që po mbahen sot në Serbi, kanë bërë që disa qytetarë të Republikës së Kosovës të udhëtojnë drejt Serbisë, andaj me qëllim që të sigurohet një qarkullim i lirë i qytetarëve të cilët udhëtojnë për në Serbi.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e duhura në mënyrë që liria e lëvizjes të jetë e garantuar. Po ashtu policia edhe në pikat e kalimit kufitar ka ndërmarrë hapa konkret përfshirë edhe shtimin e personelit policorë për të përballuar më shumë kalime kufitare se ditëve të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article