Zgjedhjet në Serbi, zv. kryetari i Preshevës: E vështirë të kemi një deputet shqiptar në Parlamentin serb

9 months ago 46
Reklamë

Zv.kryetari i komunës së Preshevës Almin Shaqiri përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24 ka zbuluar se si paraqitet situata sot në Serbi, ditën e zghjedhjeve.

Shaqiri u shpreh se procesi ka shkuar mirë sa i përket aspektit teknik, por ka një bojkotim masiv të votuesve shqiptarë në komunat Bujanovc, Preshevë dhe Medvegjë.

Sipas tij kjo gjë e bën tejet të vështirë që në Parlamentin e Serbisë të ketë një deputet përfaqësues për shqiptarët e këtyre komuniteteve.

“Procesi i sotëm është në rregull sa i përket pjesës teknike, por shqiptarët e komunave Bujanovc, Preshevë dhe Medvegjë e kanë bojkotuar masivisht për shkak të ndarjeve të kastës politike në dy lista. Në komunën e Preshevës vetëm 10% e trupës elektorale ka marrë pjesë dhe nuk besoj se do shkojë më shumë se 20%. Janë ulur shumë mundësitë për nxjerrjen e një deputeti shqiptar në parlamentin serb. Votuesve shqiptarë u ka humbur besimi për shkak edhe të përçarjeve.

Në koordinim me faktorin ndërkombëtar jemi përpjekur të jemi të matur në veprimet tona për të mos pasur probleme. Gjithçka ndodh mes Serbisë dhe Kosovës, Serbia shfryhet te shqiptarët e Preshevës. Megjithatë kemi ruajtur të kemi stabilitetin tonë edhe pse Serbia nuk ndryshon në shtypjen ndaj nesh. Sa herë ngremë flamurin shqiptar për 28 nëntor vjen më pas gjoba prej 1000 eurosh”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article