Zhdukja e Behajdin Allaqit dhe vrasja e veprimtarëve të LDK-së/ Naim Miftari del me emra – ja kujt ia drejton gishtin!

6 months ago 7

Ish eprori i lartë i UÇK-së, G2, TMK-së, Policisë së Kosovës dhe ish pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, ka folur për shumë vrasje që ishin kryer gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Ai flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit, zhdukjen e Behajdin Allaqit, vrasjen e Xhemail Mustafës, Enver Malokut dhe vrasjet e tjera.

Miftari thotë se Hashim Thaçi është dorë e zgjatur e UDB-së.

“A është dorë e UDB-së serbe vet Hashim Thaçi, ish-lideri politik i UÇK-së, ish patroni i fondit Vendlindja Thrret, ish presidenti e kryministri i Kosovës dhe ish krytari i PDK-së që sot gjendet nē burgun e GJSK në Hagë, apo dorë e UDB-së ësht atdhetari e veprimtari i LPK-së, Behajdin Allaqi që ësht kidnapuar duke shkuar në Shtabin e UÇK-së në Drenicë, është marr me forcë nga njerëzit e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit... dhe nga 1998 i humbet çdo gjurmë”, thotë Miftari.

Ai shprehet se Allai është shpallur hero nga Thaçi edhe pse nuk i është gjetur kufoma e tij.

“Interesant shumë, edhe pse nuk është gjetur kurrë kufoma e veprimtarit Behajdin Allaqit, ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur hero të Kosovës, njëjtë hero sikurse ata heronj, dëshmorë e luftëtarë që i ka vra vet Serbia”, shton ai.

Tutje Miftari flet edhe për vrasjen e ministrin Ahmet Krasniqi.

Ai thotë se kjo ka qenë një vrasje e porositur.

“Ahmet Krasniqi u vra mu në mes të Tiranës. Për këtë vrasje akoma nuk janë përgjigjur askush edhe pse klanet e Hashim Thaçit dhe Bujar Bukoshit kanë pas shumë arsye me vra kolonel Krasniqin”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai flet edhe për vrasjen e Xhemail Mustafës.

“Vrasja e tij ka qenë e qëllimshme dhe e zgjedhur, pasi i ndjeri njihet që ka ndikuar në Ibrahim Rugovën, i cili pasluftës i fitoi zgjedhjet shumë fuqishëm ku humbi klani i Hashim Thaçit dhe SHIK-ut. Pra, me eliminimin e Xhemail Mustafës, ju hapen portat edhe disa njerëzve brenda LDK-së, të cilët nuk  kishin qenë kurrë aktivist të LDK-së, ku filluan të merren me çështjen e sigurisë dhe inteligjencës rreth Presidentit Rugova”, pohon ai.

Miftari thotë se, po ashtu edhe vrasja e Enver Malokut u bë për ta nxjerrë nga loja QIK-un, shërbim i cili ka pasur ndikim shumë të fuqishëm në mediat e ndryshme botërore, dhe sipas tij vrasja e Malokut i hapi portat e veprimit të lirshëm propagandës të SHIK-ut dhe klanit të Hashim Thaçit.

“Pra dihet shumë mirë se atentatorët kanë qenë 4-5 shqiptarë dhe nuk duhet shumë mund për zbardhjen e identitetit të tyre, por kjo po ndodh pasi nuk ka vullnet politik e as teren të sigurt për dëshmitarët të cilët janë nën zjarrin e plumbave, frikës e kërcënimeve”, thekson ai.

“Kjo tregon se këto vrasje kanë qenë të orkestruara sepse kanë penguar dhe kanë luftuar seriozisht Serbinë, por edhe kanë qenë pengesa për klane të ndryshme që nga prapa shpina e UÇK-së, të dalin në skenë dhe të përfitojnë nga lavdia dhe gjaku i dëshmorëve tanë, sidomos kryekomandantëve të vrarë nga pritat e kurdisura herë nga sigurimi serb e herë nga klani i milionerëve të pasluftës”, thotë Naim Miftari.

Read Entire Article