Zjarr i madh në Osijek të Kroacisë, tymi i zi mund të shikohet deri në Bosnjë dhe Hercegovinë

11 months ago 7
Reklamë

Një kompani private është përfshirë nga zjarri në pas mesnatës në periferi të Osijekut të Kroacisë.

“Objekte plastike dhe ambalazhet janë përfshirë nga zjarri”, ka bërë të ditur policia kroate.

Tymi i zi që u ngrit në qiell mund të shikohet me kilometra distancë, ndërsa mediat kroate thonë se është parë deri në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 100 zjarrfikës, ndërsa dy prej tyre janë lënduar. Ndërkaq akoma nuk dihen shkaqet që çuan te ky zjarr i madh, që shpërtheu në rrethana misterioze.

Top Channel

Read Entire Article