Zjarret në Greqi/ Evakuohet plazhi i Sarantisit, autoritetet i bëjnë thirrje banorëve: Është front i vështirë, largohuni!

1 year ago 8
Reklamë

Vazhdojnë zjarret në zona të ndryshme të Greqisë.

Ditën e sotme zjarrfikësit janë njoftuar për një zjarr në Prodromos, në zonën agropylltarie, ku shkaqet nuk dihen ende. Janë mobilizuar 52 zjarrfikës me tre skuadra repartesh ecjeje dhe 16 automjete, ndërsa operojnë tre avionë dhe një helikopter.

Sipas informacioneve të mediave greke, bëhet me dije se një stallë është djegur, por nuk dihet nëse ka kafshë të lënduara.

Gjithashtu autoritetet kanë njoftuar banorët e zonës që të mos shkojnë në plazhin e Sarantisit që të mos rrezikojnë nga zjarri. Gjithashtu ata kanë njoftuar për evakuimin e plazhit.

“Nëse jeni në plazhin e Sarantisit, largohuni drejt Thisvit. Ka zjarri në pyjet e zonës suaj”, shkruhet në njoftim.

“Është një front i vështirë, kërkojmë që banorët të largohen”, tha për SKAI-n përfaqësuesi i zjarrfikësve, Giannis Artopioos për zjarrin e madh në Vioti.

Zjarri është drejtuar në plazhin e Sarantit.

“Ne të gjithë duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm. Duhet vëmendje maksimale e mundshme”, theksoi ai.

Top Channel

Read Entire Article