Zjarret në Greqi/ Evakuohet plazhi i Sarantisit! Një stallë përfshihet nga flakët, vdes bariu

1 year ago 13
Reklamë

Vazhdojnë zjarret në zona të ndryshme të Greqisë.

Vazhdojnë zjarret në zona të ndryshme të Greqisë. Ditën e sotme zjarrfikësit janë njoftuar për një zjarr në zonën agropylltarie, ku shkaqet nuk dihen ende. Janë mobilizuar 52 zjarrfikës me tre skuadra repartesh ecjeje dhe 16 automjete, ndërsa operojnë tre avionë dhe një helikopter.

Sipas informacioneve të mediave greke, një bari ka vdekur pasi stalla e tij është përfshirë nga flakët. Nuk dihet nëse ka kafshë të lënduara.

bëhet me dije se një stallë është djegur por nuk dihet nëse ka kafshë të lënduara.

Gjithashtu autoritetet kanë njoftuar banorët e zonës që të mos shkojnë në plazhin e Sarantisit që të mos rrezikojnë nga zjarri. Gjithashtu ata kanë njoftuar për evakuimin e plazhit.

“Nëse jeni në plazhin e Sarantisit, largohuni drejt Thisvit. Ka zjarri në pyjet e zonës suaj”, shkruhet në njoftim.

“Është një front i vështirë, kërkojmë që banorët të largohen”, tha për SKAI-n përfaqësuesi i zjarrfikësve, Giannis Artopioos për zjarrin e madh në Vioti.

Zjarri është drejtuar në plazhin e Sarantit.

Top Channel

Read Entire Article