Zjarret në Greqi shtojnë ksenofobinë, rriten zërat kundër emigrantëve

1 year ago 17
Reklamë

Pretendimet e pabazuara se azilkërkuesit qëndrojnë pas valës së zjarreve që ka tronditur këto ditë vendin kanë bërë që të rritet urrejtja ndaj emigrantëve, e parë qartë kjo edhe në sulmet e shtuara kundër tyre në internet.

Spekulimet morën hov pasi një grup prej 13 burrash pakistanezë dhe sirianë u akuzuan nga vendasit se u kapën në flagrancë duke u përpjekur ta ndiznin një zjarr jashtë qytetit Alexandroupoli, në rajonin Evros, në kufi me Turqinë.

Rasti i shqiptarit që publikoi videon në Facebook, ku shiheshin emigrantë të grumbulluar në një rimorkio, teksa mburrej se i kishte kapur personat që po përpiqeshin të “na digjnin”.

Burri që e bëri videon, i cili jetonte në atë zonë prej 33 vitesh,  u arrestua së bashku me dy bashkëpunëtorë të dyshuar, ndërsa autoritetet këmbëngulën se sjelljet e tilla nga qytetarët nuk do të tolerohen.

Tre të arrestuarit janë akuzuar për nxitje të dhunës raciste. Emigrantët u akuzuan për hyrje të paligjshme dhe tentativë për zjarrvënie. Por, një burim qeveritar i tha të përditshmes Kathimerini se provat kundër tyre lënë të kuptohet se ata po ndiznin një zjarr kampingu. Aktivistë të të drejtave të njeriut i kanë kritikuar edhe disa media dezinformim.

Një portal lajmesh në Evros raportoi më 22 gusht se 20 emigrantë ishin arrestuar jashtë Aleksandoupolit pasi shkëmbyen të shtëna me armë zjarri me policinë. Në mënyrë të ngjashme, stacioni televiziv kombëtar Open më 23 gusht lëshoi një korrigjim pasi raportoi gabimisht se dy emigrantë ishin kapur duke ndezur një zjarr në rajonin e Rodopit.

Top Channel

Read Entire Article