Zjarri masiv në Laç, policia zbulon shkakun, zjarrvënësi vihet në pranga

1 year ago 13
Reklamë

Policia ka identifikuar dhe vënë në pranga auotrin e zjarrvënies të masivit pyjor në Laç. Në pranga ka rënë një 41-vjeçar, i cili dyshohet se shkrumboi një një sipërfaqe masive me bimësi duke rrezikuar edhe banesat përreth.

Rezulton se  shkaku i rënies së zjarrit ishte djegia e disa mbeturinave nga 41-vjeçari. Situata mori përmasa alarmante, ndërsa autoritetet e cilësuan si vatrën më të vështirë të zjarrit në këtë sezon veror.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, theksoi se autorët e zjarrvënieve do të ndëshkohen dhe për ta nuk do të ketë tolerancë.

Për fikjen e zjarrit raportohet të jenë angazhuar shërbimet policore të Kurbinit, Lezhës, forcat “Shqiponja” si dhe 4 grupe nga FNSH të ardhur në mbështetje.

Read Entire Article