Zjarri në masivin pyjor Pishë Poro-Darëzezë, vijon operacioni për shuarjen e flakëve, kryebashkiaku: Ndërhyrja e vështirë

11 months ago 10
Reklamë

Teksa ka filluar që prej 10:00 të mëngjesit të sotëm operacioni i ndërhyrjes nga ajri të dy avionëve Kanader në masivin pyjor Pishë Poro-Darëzezë, kryebashkiaku Armando Subashi në një prononcim për mediat ka pohuar se pavarësisht ndërhyrjes, vatrat e zjarrit në brendësi të pyllit janë tepër të vështira për t’u fikur dhe nëse pas operacionit i cili do të vazhdojë gjatë gjitha ditës së sotme nuk do të neutralizohen plotësisht, do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.

Era e fortë favorizon riaktivizimin e vatrave në brendësi të pyllit ka pohuar Subashi, por maksimumi deri ditën e nesërme falë ndërhyrjes nga ajri do të neutralizohen plotësisht, por ato do të mbahen nën kontroll për ditë me radhë.

Ndërsa për sa i përket pronarëve të këtij masivi pyjor, Subashi ka pohuar se nuk ka dokumente të plota, por vetëm certifikata pronësie dhe ka ardhur koha që vetë shteti duhet të miratojë akte të tilla ligjore që nëse një pronar i një pasurie të tillë kombëtare nuk i del për zot duke e lënë në mëshirë të fatit, shteti duhet t’ia konfiskojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article