Zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë, policia dërgon në prokurori provat e para

1 year ago 32
Reklamë

Policia dërgon në prokurori materialet e para për pallatin 10-katësh që u përfshi nga zjarri 6 ditë më parë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se po hetohet çështja nëse janë zbatuar standardet e ndërtimit, veçanërisht për ndërtimin e fasadës dhe materialit të përdorur. Po ashtu mësohet se policia ka dërguar provat e para në prokurori.

Po ashtu dy ditë më parë ndërtuesi i pallatit ka dërguar skelat për të ndërhyrë në pallat, por nuk është lejuar nga banorët dhe policia. Bashkia sot në orën 18:00 ka kërkuar takim me banorët e pallatit për të zgjidhur problemin e strehimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article