Zjarri në pallatin në Tiranë, Veliaj: Të nisë menjëherë hetimi. Bashkia do të ndihmojë familjet që kanë dëmtime

1 year ago 46
Reklamë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falënderuar skuadrat e shërbimit zjarrfikës, të emergjencave dhe të policisë për reagimin e menjëhershëm për të shpëtuar jetët e banorëve të pallatit që u përfshi nga zjarri në rrugën “Sali Butka”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj tha se ka kërkuar të nisë menjëherë hetimi mbi burimin e zjarrit. Ai siguroi familjet e dëmtuara se do të ndihmohen nga Bashkia e Tiranës.

“Mirënjohje skuadrave zjarrfikëse, emergjencave dhe policisë për reagimin e shpejtë për të shpëtuar njerëzit – jeta është më e rëndësishme se gjithçka – dhe shuar zjarrin në Nj. 7, Tiranë! I kam kërkuar ekipit të nisë menjëherë hetimin mbi burimin e zjarrit! Momentalisht po bëhet këqyrja e çdo hapësire e pajisjeve në godinë! Si gjithnjë, Bashkia e Tiranës do të ndihmojë me grant çdo familje që ka dëmtime në orendi dhe elektroshtëpiake! Operacioni vijon.”, shkruan Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article