Zjarri në Shpirag; ndërhyrje nga mali dhe toka për të shuar flakët

1 year ago 49
Reklamë

Vijon ende operacioni për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në malin Shpirag.

50 trupa të forcave të armatosura, mjete si dhe një helikopter Cougar janë në dispozicion për të menaxhuar situatën.

Flakët nisën të përhapen mbrëmjen e së enjtes dhe kanë përfshirë një hapësirë të konsiderueshme, ndihmuar nga erërat e forta si dhe temperaturat e larta.

Terreni i vështirë e ka ngadalësuar procesin pasi forcave zjarrfikëse iu është dashur të ecin në këmbë për të identifikuar origjinën e zjarreve dhe kanë përdorur mjete rrethanore për shuarjen e tyre.

Dyshohet se shkak është bërë një shkarkesë rrufeje në zonë, ndërsa situata tashmë është vënë nën kontroll.

Read Entire Article