Zjarri shkatërroi pallatin në Lushnjë, kryebashkiakja tregon planin për strehimin e banorëve: Bashkia do t’i kompensojë pas ekspertizës

9 months ago 25

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, tha se bashkia ka bërë gati konviktet e shkollës mekanike për të strehuar banorët e pallatit që u përfshi nga flakët pasditen e shkuar në qytetin e Lushnjës.

“Kemi bërë gati konviktin e shkollës mekanike dhe në rast nevoje do të marrim objekte me qira. Aty janë 91 apartamente, por 20 familje janë rezidente. Të gjithë janë te të afërmit e tyre. Pasi të mbarojë ekspertiza, bashkia do të bëjë një vlerësim të japim një kompensim sipas ligjit”, tha kryebashkiakja.

E pyetur për gjendjen e banorëve që shkuan në spital, ata thanë se janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Personat e fundit janë larguar rreth orës 1. Ka qenë çifti i fundit që janë larguar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, deklaroi ajo.

Ndërsa ende nuk dihet numri i bizneseve të prekura, Sefa tha se Drejtori e Tatimeve po nxjerr informacionin e nevojshëm për të gjithë bizneset.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article