Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

5 months ago 7
Reklamë

Policia në një qytet në Mbretërinë e Bashkuar ka mbetur e habitur nga imitimi aq i mirë i një zogu.

Sipas mediave të huaja, imitimi ishte “aq i saktë” sa i la oficerët të besonin se diçka nuk po shkonte me veturat e tyre, pasi zogu tingëllonte pothuajse identik me sirenën e policisë, përcjell Telegrafi.

Videoja e imitimit është publikuar menjëherë në rrjete sociale nga ekipi i policisë dhe është bërë virale.

Disa përdorues e kanë identifikuar zogun si Starling, zog i zi, trupmadh me bisht të shkurtër.

Thuhet se ata janë në gjendje të imitojnë edhe tinguj të ndryshëm si motoçikleta dhe zogj të tjerë. /Telegrafi/

From our workshops that test out the two tone tune to officers deploying to jobs, this little fella has been sat patiently observing the noise to recreate it! 🐦‍⬛ pic.twitter.com/p49FhZ3HMj

— Thames Valley Police (@ThamesVP) April 10, 2024

Read Entire Article