Zupa kremoze, klasike nuk është kurrë e tepërt në tryezë. AgroWeb.org u sugjeron më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së zupave. Kjo është një ëmbëlsirë që përgatitjen krejt lehtë dhe shpejt për të ëmbëlsuar familjen dhe më të dashurit gjithashtu.
Përgatitja e Zupave në Shtëpi
Përbërësit
1.5 litra qumësht
2 të verdha veze
10 lugë sheqer
7 lugë niseshte
1 lugë kafeje vanilje
1 pako biskota të thjeshta të thërrmuara
Një grusht arra të thërrmuara
Reçel qershie
Kanellë
Përgatitja
Si fillim në fundin e tasave të zupave hedhim një shtresë me biskota të thërmuara.
Hedhim qumështin në tenxhere dhe e vendosim në zjarr të ngadaltë, shtojmë dy të vërdheat e rrahura të vezëvem sheqerin dhe niseshten.
Gjithë masën e përzjejmë pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe të bëhet kremoze.
Kur masa bëhet kremoze shtojmë vaniljen dhe vijojmë të përzjejmë për pak sekonda.
E heqim tenxheren nga zjarri dhe nisim mbushjen e kupave.
I mbushim të gjitha me krem deri në gjysmë e më pas hedhim një shtresë me biskota të thërmuara dhe pak reçel qershie.
Më pas hedhim pjesën tjetër të kremit duke mbushur gjysmën e kupave. Në fund shtojmë sërish një shtresë me biskota të thërmuara, arra dhe nga një lugë të vogël me reçel qershie.
Zupat, pasi janë ftohur futen në frigorifer dhe konsumohen të ftohta./AgroWeb.org