Zyrtare: Real Madridi blindon Vinicius Jr me kontratë të re dhe klauzolë marramendëse

11 months ago 6

Real Madridi ka arritur marrëveshje me sulmuesin brazilian, Vinicius Junior, për rinovimin e kontratës edhe për katër vitet e ardhshme.

Sulmuesi brazilian ka kaluar gjashtë vite në Santiago Bernabeu, por do të vazhdojë edhe për disa vite të mbetet pjesë e Los Blancos.

Është vet faqja zyrtare e Real Madridit, e cila ka njoftuar rinovimin e kontratës me Vinicius Jr edhe për tri vite tjera.

Comunicado Oficial: Vini Jr., renovado hasta 2027.#RealMadrid | #ViniJr2027

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 31, 2023

🤩🇧🇷 #ViniJr2027 🇧🇷🤩 pic.twitter.com/eomMNcwRYS

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 31, 2023

“Real Madrid CF dhe Vini Jr. kanë rënë dakord për të zgjatur kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftim.

Përveç kësaj, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Real Madridi i ka vendosur brazilianit një klauzolë prej 1 miliard eurosh.

⚪️🔒 New release clause into Vinicius Jr contract until June 2027 — €1B.

Same release clause will be included in Fede Valverde, Camavinga, Rodrygo new contracts. pic.twitter.com/cP7sMGQyxT

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 31, 2023

Ndryshe, Vinicius Jr mbërriti në Real Madrid në korrik 2018, si 18-vjeçar dhe bëri debutimin e tij me Real Madrid Castilla më 26 gusht.

Në gjashtë sezonet e tij duke mbrojtur fanellën e ekipit të parë, ai ka luajtur 235 ndeshje, në të cilat ka shënuar 63 gola dhe ka fituar 9 tituj.

Një trofe i Ligës së Kampionëve, 2 Kupa të Botës për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 2 La Liga, 1 Copa del Rey dhe 2 Superkupa të Spanjës janë trofetë e brazilianit. /Telegrafi/

🕺 Simplemente, @ViniJr 🕺
✨ 1 @LigadeCampeones
🌐 2 Mundiales de Clubes
🌍 1 Supercopas de Europa
🏆 2 @LaLiga
👑 1 Copa del Rey
🇪🇸 2 Supercopas de España#ViniJr2027 pic.twitter.com/r7Tr9RKaM0

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 31, 2023

2️⃣0️⃣1️⃣8️⃣ ⏩ 2️⃣0️⃣2️⃣7️⃣
🤍 HISTORIA POR HACER…@ViniJr | #ViniJr2027 pic.twitter.com/lRl1EpqBsN

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 31, 2023

👕 #ViniJr2027 pic.twitter.com/XwW3zsE6ku

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 31, 2023

Read Entire Article