80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, Meta: Të rinjtë sot të marrin përgjegjësi për vendin si bashkëmoshatarët e tetë dekadave më parë

1 week ago 680

Presidenti i PL-së Ilir Meta ka shprehur urimin e tij me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.

Meta shkroi në Facebook se të rinjtë dhe të rejat në atë kohë janë një shembull pasi sakrifikuan çdo gjë dhe dolën në mbrojtje të atdheut.

‘GËZUAR 80-VJETORIN E ÇLIRIMIT!

Në këtë ditë të madhe të historisë sonë, mirënjohja dhe respekti i pakufijshëm shkon për të gjithë martirët e luftës për liri, për të gjithë partizanët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, të cilët megjithëse në moshë tepër të re sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.

Sot të rinjtë dhe të rejat, veçanërisht në këto kohë jo të lehta për vendin, kanë një detyrë po aq të madhe dhe historike, sa edhe bashkëmoshatarët e tyre tetë dekada më parë, që të marrin më shumë përgjegjësi dhe angazhim publik për të garantuar fatet e tyre dhe të ardhmen e Atdheut, të rrezikuar nga tradhtarët e kombit që shesin kufijtë e Shqipërisë, që dëshmorët i mbrojtën me gjak, nga grabitqarët e pashpirt të pronës dhe interesit publik, si dhe nga kolonizatorët e rinj të juntës sorosiane që kërkojnë të zhbëjnë vlerat kombëtare, familjare dhe të shtetit të së drejtës.

LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT’, shkroi Meta në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article