“Ajo na shkatërroi familjen”, motra e 34-vjeçarit shqiptar që u vra nga gruaja në SHBA: Jemi të tmerruar

1 week ago 26

Një ngjarje e rëndë me protagonistë një çift shqiptarësh ka tronditur Floridan në SHBA. Gruaja vrau burrin dhe më pas veten, ky ishte lajmi që u raportua fillimisht në mediat amerikane, më pas dolën në dritë detaje të reja.

Pajtim Krasniqi 34-vjeç nga Peja u qëllua disa her me armë nga bashkëshortja e tij Sabrina Krasniqi 27-vjeç, e cila më pas i dha fund jetës.

Lexo edhe :

Related Posts

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe motra e Pajtimit, Albana, e cila e konsideron një ngjarje shumë të rëndë për familjen e saj vrasjen e të vëllait, ndërsa shkruan se kunata i tradhtoi dhe u shkatërroi familjen.

Festën e Falënderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimtë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij. Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me pesë plumba në kraharorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Të dua përgjithmonë Pajtim”, ka shkruar mes tjerash Albana Krasniqi.


Ishin fqinjtë të cilët lajmëruar policinë për të shtëna në aktin e 45-të ku jetonte çifti shqiptar.

Read Entire Article