Aksident i rëndë në dalje të Tiranës, makina përplaset me motorin, vdesin dy të rinjtë

1 month ago 33

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në “Shkallën e Tujanit”. Raportohet se dy persona kanë ndërruar jetë pas përplasjes së motorit me një makinë.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article