Deputetja e PD, Albana Vokshi ka akuzuar policinë për dhunë dhe provokime gjatë protestës së fundit të opozitës më 26 nëntor.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Vokshi deklaroi se policia ishte e pajisur me armatime të rënda, makina uji dhe gaz lotsjellës për të shtypur protestën e opozitës.
“Ata kishin marrë urdhër për të provokuar dhe për të dhunuar protestuesit,” tha Vokshi, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të penguar një të drejtë kushtetuese si protesta.
Ajo shtoi se pjesëmarrësit ishin të vetëdijshëm për rrezikun që mund të përballeshin. “Mosbindja civile nuk është e lehtë; kush i bashkohet e di që mund të përballet me dhunë apo kërcënime, por kjo nuk na ndal,” theksoi deputetja, duke siguruar se opozita do të vijojë aksionin e saj për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve.
“Policia kishte marrë urdhër për të provokuar dhe për të dhunuar protestuesit. Kishin ardhur me armatime të rënda, me makinat e ujit, me gaz lotsjellës. Nuk ka asgjë në botë që na pengon në respektimin e një të drejtë kushtetuese siç është protesta. Nuk është e lehtë të dalësh në një mosbindje civile. Kush i bashkohet kësaj lloj proteste e di që edhe mund të dhunohet apo të kërcënohet”, tha Vokshi.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb