Sekretari për Politikën me Jashtë në Partinë e Lirisë, Agim Nesho paralajmëroi se Ilir Meta do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, njësoj si kryetari i PD, Sali Berisha, për arrestimin e tij me urdhër të SPAK.
Në një lidhje me Skype për News24, Nesho tha se ka koordinim mes mazhorancës dhe drejtësisë për të goditur liderët e opozitës.
Ai tha se pasi jenë azauruar shkallët e gjykimit në Shqipëri, për akuzat e ngritura nga drejtësia dhe arrestimin para më shumë se 1 muaji, avokatët e Metës do ta dërgojnë çështjen në Strasburg.
“Veprimtaria e regjimit e bashkuar me instrumentin e drejtësisë së re kundër opozitës… Duke mbaruar shkallët e gjykimit në vend, çdo çështje, edhe ajo e zotit Meta do të shkojë në Strasburg. Mendohet që dënimi i liderëve si edhe e zotit Meta, ka nisur nga një proces i disbalancuar, proces politik i mënyrës së arrestimeve si në rastin e presidentit të PL, fashiste për të intimiduar opinionin publik. Nuk bazohen në argumentet juridike të çështjes, por e shfrytëzojnë për të arrestuar politikisht liderët e opozitës“, u shpreh Nesho duke iu referuar akuzave që ka ngritur SPAK ndaj ish-kreut të shtetit.
Sa i takon akuzave ndaj Berishës, ish-ambasadori Agim Nesho, deklaroi po ashtu se kjo ishte një çështje politike dhe arrestimi i kreut të PD erdhi me qëllimin që mazhoranca të ishte në pushtet edhe një mandat më shumë.
“Nuk mendoj që kauza e opozitës do të ngrihet me viktimizimin e liderit të saj. Nuk dua të përsëris Lubonjën dhe Logun por dua të them që kjo ishte një veprim jo vetëm i kushtëzuar nga çështja e drejtësisë që që nga fillimi është parë si çështje politike. Shihej që ishte një arrest politik që pushteti i korruptuar i Ramës të qëndronte në pushtet e të mbante edhe një mandat. Kjo është një fitore edhe personale e Berishës, në mënyrën se si e përballoi”, tha ai.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb