Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka reaguar pas sulmit terrorist që tronditi Veriun e Kosovës, mbrëmjen e djeshme, ku u hodh në erë kanali i furnizimit me ujë të mbi 700 mijë banorëve dhe njëkohësisht garanton edhe energjinë elektrike në pjesën më të madhe të territorit.
Kreu i PR i bën thirrje qeverisë shqiptare që si vend anëtar i NATO-s të kërkojë thirrjen e takimit të Këshillit të Ambasadorëve të Aleancës. Mediu shprehet se siguria në rajonin e Ballkanit po kërcënohet nga aleanca serbo-ruso-kineze.
“Akti terrorist në Zubin-Potok, Zveçan kundër infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë të Kosovës, tregon qartë se Serbia dhe aleatëtë e saj nuk do rreshtin për të sponsorizuar dhe krijuar destabilitet në Kosovë dhe Ballkan”, shprehet Mediu duke kërkuar që Tirana zyrtare të vihet në lëvizje pas aktit terrorist ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit.
“Shqipëria dhe Rama nuk mund të japin thjeshtë këshilla për një format tjetër dialogu sikur jeton në një planet tjetër, cfarë ndodh me sigurinë e Kosovës ka lidhje drejtpërdrejt me Shqipërinë, por dhe vendet e NATOs në Ballkan dhe interesat e Amerikës dhe BE në ballkan. Ky akt terrorist nuk mund të trajtohet si një moment i shkëputur por si pjesë e një politike të organizuar të Serbisë për qëllimet e saj destabilizuese në Ballkan”, thekson ai.
Reagimi i plotë
Qeveria shqiptare në bashkëpunim me vendet e NATO-s në ballkan duhet të kërkoj në takimin e Këshillit të Ambasadorëve vlerësimin e kësaj ngjarje dhe prezantoj kërcënimet në ballkan që vijnë nga aleanca-Serbi-Rusi dhe Kinë. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe si e tillë ka përgjegjësinë për të diskutuar në NATO për sigurinë e rajonit dhe Kosovës në veçanti.
Akti terrorist në Zubin-Potok, Zveçan kundër infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë të Kosovës, tregon qartë se Serbia dhe aleatëtë e saj nuk do rreshtin për të sponsorizuar dhe krijuar destabilitet në Kosovë dhe Ballkan.
Këto akte vijnë mbas një interviste para disa ditësh të Presidentit Serb Vucic i cili jo vetëm mohoj genocidin Serb në Kosovë dhe Bosnjë, por dhe këmbënguli se Kosova është pjesë e Serbisë dhe ishte aneksuar me ndërhyrjen e paligjëshme ushtarake të NATO-s.
Po ashtu ai theksoj se partnerët e tij strategjik janë Rusia dhe Kina.
Të dënosh një akt të tillë është vetëm minimumi i një qëndrimi politik dhe institucional, por të zbulosh dhe parandaloah akte të tilla është detyrim për sigurinë e Kosovës dhe rajonit.
Shqipëria dhe Rama nuk mund të japin thjeshtë këshilla për një format tjetër dialogu sikur jeton në një planet tjetër, cfarë ndodh me sigurinë e Kosovës ka lidhje drejtpërdrejt me Shqipërinë, por dhe vendet e NATOs në Ballkan dhe interesat e Amerikës dhe BE në ballkan.
Ky akt terrorist nuk mund të trajtohet si një moment i shkëputur por si pjesë e një politike të organizuar të Serbisë për qëllimet e saj destabilizuese në Ballkan.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb