Bardhi akuza Ballukut: E diela, dita e largimit me votë të së keqes që përfaqëson krimi i Belindës dhe Ramës

4 days ago 14

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi në një postim në rrjetin social facebook,  i ka cilësuar mashtrime zërat për një urdhër, apo orientim për prishje të procesit zgjedhor në qarkun e Fierit nga Partia Demokratike!

“Mashtrimi i Belinda Ballukut përmes zëdhënëses së organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” përfaqëson frikën e pushtetit nga populli!

Komisionerët e PD do të jenë garantë të ligjit dhe të vullnetit të qytetarëve!

E diela do të jetë ditë feste! Do të votojmë të qetë nga ora 07.00-19.00 në çdo qendër votimi!

E diela është dita largimit me votë të së keqes, e përfaqësuar nga korrupsioni, arroganca, krimi i Belinda Ballukut dhe Edi Ramës!”, shkruan Bardhi në facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article