Dyshimi për blerje votash/ Iu gjetën në makinë dollarë, paundë e tollona, SPAK nis hetimet për korrupsion zgjedhor ndaj biznesmenit dhe një tjetri

4 days ago 14

Hetimet për incidentin e ndodhur mbrëmjen e 9 majit në Maqellarë, ku përfaqësues të Partisë Demokratike ndaluan dy automjete me pretendimin për blerje votash nga eksponentë të Partisë Socialiste, kanë marrë një kthesë të re.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka bërë me dije se materialet procedurale lidhur me ngjarjen janë referuar pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje.”

Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuar për këtë vepër janë shtetasit H.M., 54 vjeç, dhe biznesmeni Fiqiri Pali, 57 vjeç. Ky i fundit rezultoi të ishte pronari i një automjeti tip Mercedes Maybach ku, gjatë kontrollit të kryer nga prokuroria dhe oficerët e policisë gjyqësore, u gjetën 4500 dollarë, 1000 paund dhe tollona nafte.

Nga kontrolli i dytë automjeti, ku ndodheshin edhe anëtarë të shtabit elektoral të kandidatit të PS-së, Blendi Klosi, nuk rezultoi të ishin gjetur sende të paligjshme. Prokuroria ka urdhëruar gjithashtu sekuestrimin e celularëve të disa prej të pranishmëve në vendngjarje, me qëllim hetimin e mundshëm të një skeme të organizuar të blerjes së votave.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Në vijim të hetimeve të kryera lidhur me ngjarjen e datës 09.05.2025, në Maqellarë, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, në ngarkim të shtetasve H.M., 54 vjeç; dhe F.P., 57 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article