EMRAT/ Qëlloi burrin dhe më pas i dha fund jetës! Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e çiftit shqiptar në SHBA

1 week ago 815

Mediat amerikane kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja tronditëse e ndodhur  në Florida, ku burrë e grua me origjinë shqiptare u gjetën të pajetë në katin e 45-të të apartamentit ku banonin.

Sipas mediave amerikane Pajtim dhe Sabrina Krasniqi përkatësisht 34- dhe 27-vjeç u gjetën të vdekur në apartamentin e tyre.

Lexo edhe :

Related Posts

Çifti nga Kosova të cilët jetonin në SHBA u gjëtën të vdekur me armë zjarri. Pas rindërtimit të skenës së krimit rezulton se ka qenë 27-vjeçarja e cila ka qëlluar me armë zjarri burrin dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

“Nga hetimet është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët”, tha policia në një njoftim për media të premten, por nuk dha detaje për arsyet që mund të kenë çuar në këtë krim të dyfishtë.

Ndëkrohë që edhe motra e Pajtimit, Albana, akuzonite kunatën për krimin e rëndë. Me anë të një statusi në rrjete sociale ajo shkruante se bashkëshortja e tradhtoi Pajtimin duke i marrë jetën.

Read Entire Article