Fitoi mandatin e deputetit në Gjirokastër! Piro Dhima: Takova njerëzit derë më derë. Këto ishin zgjedhjet më të qeta ndonjëherë

1 month ago 18

Piro Dhima ka siguruar mandatin e deputetit për Partinë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës, duke dalë fitues së bashku me Tërmet Peçin dhe Mirela Kumbaron.

Në një intervistë me Skype për “News 24”, Dhima u shpreh se fushata e tij ishte e qetë dhe e bazuar në kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët, të cilët, sipas tij, e pritën me mikpritje dhe mbështetje. Ai theksoi se rezultatet e pritshme u konfirmuan dhe se tashmë do të nisë një tur falënderues në të gjitha fshatrat ku kërkoi votën.

Sipas tij, këto ishin zgjedhjet më të qeta të zhvilluara ndonjëherë në këtë qark, pa përfshirjen e administratës në proces. Dhima tha gjithashtu se puna e deputetëve të rinj do të fokusohet në sjelljen e zhvillimit në Gjirokastër, në përputhje me programin e PS, por duke kontribuar edhe me ide personale.

Piro Dhima: Unë, Tërmet Peçi dhe Mirela Kumbaro dolëm fitues në zgjedhje. Fushata ime ishte e qetë, kemi takuar njerëzit derë më derë. Ndjeja që njerëzit më  mikprisnin dhe kuptova që do të fitoja. Ne si kandidatë bazohemi tek programi i Partisë Socialiste, por që sigurisht që japim dhe idetë tona. Do bëj tur falënderues në të gjitha fshatrat e Gjirokastrës, ku kërkova mbështetje gjatë fushatës. Do përpiqemi të sjellim zhvillim në qark. Këto ishin zgjedhjet më të qeta ndonjëherë, administrata nuk është përfshirë absolutisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article