Gazetarja Klodiana Lala analizoi në studion e “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24 vendimin e GJKKO që nxori ish-kryeministrin Sali Berisha nga arresti shtëpiak pas 330 ditëve.
Lala tha se 3 kanë qenë arsyet që çuan GJKKO në këtë vendim, por shtoi se hesapet e ish-kryeministrit me drejtësinë nuk janë mbyllur.
“Ka ndryshuar e gjithë situata ligjore e Berishës. Para se të vinte vendimi i gjyqtares që revokoi masën e arrestit në Shqipëri për Berishën. Ishin 330 ditë që qëndronte i ngujuar në banesë. Kishin ndryshuar disa rrethana. Ishte i përfunduar i gjithë hetimi. SPAK kishte si argument se Berisha duhet të qëndronte në arrest se injoroi detyrim paraqitjen… Në 11 muaj Berisha nuk e shkeli arrestin në shtëpi. E dyta, nuk ishin duke vijuar hetimet sepse dosja mijëra faqe u dërgua në GJKKO. Dosja është e përfunduar dhe nuk ka më dokumente që duhet të marrë SPAK, apo të dhëna të tjera. Së treti, i parapriu vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku thuhej se e vetmja masë proporcionale për Berishën ishte ajo e detyrim paraqitje, ndërsa ajo për pasaportën i tërhoqi veshin SPAK-ut. Patëm një përshpjetim të një kërkese tjetër GJK për masën e arrestit në shtëpi, e nxori datën shumë shpejt. Kishim edhe Strasburgun që e futi në kalendar shpejt. Mbi bazën e këtyre GJKKO vendosi revokimin e masës së sigurisë. Por nuk duhet të harrojmë, nuk është mbyllur hesapi i Berishës me sistemin e drejtësisë, është person i pandehur për korrupsion të kryer në bashkëpunim. Sot Berisha ka mundësinë për të vijuar aktivitetin politik dhe për të qenë në krye të PD. SPAK ka thënë se do ta ankimojë pasi të zbardhet. Ka kohë deri kur të shkohet te ankimimi”, tha Lala.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb